Auto Dak
Auto Dak

RRËFIMI/ Kevin-Prince Boateng: ju tregoj pse jam një idiot

Ganezi Kevin-Prince Boateng kaloi te Fiorentina këtë verë, ku në një intervistë për La Repubblica, ai foli për fillimet e tij, gabimet dhe gjërat që e shqetësuan kur ishte një lojtar i ri dhe premtues.

“Problemi im më i madh ishte se unë nuk e trajtoja futbollin si punën time. Unë isha një idiot i plotë. Kam pasur talent, por nuk kam pasur disiplinë pune. Stërvitesha pak. Gjithmonë do të vonoja përnë stërvitje dhe gjithmonë do e lija i pari atë. Unë kisha shumë para dhe jetoja si mbret. Unë kurrë nuk kam shkuar në palestër, dhe kjo është ndjerë më vonë në karrierën time. Kam kërkuar lumturi në gjërat materiale, por paratë nuk mund t’ju blejnë lumturi. Kur luaja me Tottenham-in bleva tre makina brenda një dite; një Lamborghini, një Cadillac dhe një Hummer. Një për çdo javë që të jesh i lumtur për tre javë”, tha Boateng, duke iu qasur vetes me ironi.

Kur arriti në Milano, ai ndjeu atë që ndodh me shumë futbollistë me lëkurë të errët, e që për këtë arsye nuk dëshirojnë të vijnë në Itali. Në një lojë miqësore kundër Pro Patria në vitin 2013, ai u fye vulgarisht nga tifozët racistë për ngjyrën e tij të lëkurës.

“Në të njëjtën kohë, dikush rrihte një fëmijë 3-vjeçar në Cosenza sepse ishte i zi. Kjo më lëndoi më shumë. Thirrjet raciste në stadium na kujtojnë se gjyshërit tanë ishin skllevër. Por ata që e këndojnë nuk janë vetëm racistë. Ata injorojnë realitetin dhe injoranca është shumë e rrezikshme. Unë mendoj se një orë për tolerancën dhe integrimit duhet të futet në shkolla sepse duhet t’u mësojmë fëmijëve se të gjithë njerëzit janë të njëjtë. Ata janë e ardhmja jonë”, përfundoi Boateng. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts