728 x 90 Leaderboard

Këto janë përfitimet shëndetësore të foshnjes nëse ecën zbathur

Shpesh prindërit shqetësohen se fëmija ecën zbathur, por në fakt kjo ka shumë përfitime për shëndetin dhe zhvillimin e të vegjëlve.

Përfitimet e ecjes zbathur:

Veshjet e duhura që sigurojnë gjumë të qetë gjatë shtatzënisë

Liria dhe lumturia

Fëmijët që ecin zbathur ndihen më të lirë se ata që kanë këpucë. Për rrjedhojë ndjesia e lirisë u jep lumturi atyre.

Inteligjenca

Sipas mjekëve, fëmijët që ecin zbathur koordinojnë më mirë shikimin dhe kanë stimuj më të lartë të ndjeshmërisë. Kjo i bën ata më inteligjentë.

Njohja e botës përreth

Përmes këmbëve fëmija mund të perceptojë sipërfaqet e ndryshme dhe kjo është një mënyrë për të mësuar më shpejt objektet që e rrethojnë.

Rritje e vetëdijes

Ecja zbathur rrit vetëdijen dhe perceptimin që kanë fëmijët dhe lidhjen e tyre me botën. Shqisat veprojnë më shumë.

Bilanci dhe stabiliteti

Të ecurit zbathur nxit ndjenjën e ekuilibrit dhe stabilitetit. Këmbët do të mësojnë të funksionojnë më mirë, pa pasur nevojë për ndërhyrje.

Zhvillimi i kockave

Një tjetër avantazh i ecjes zbathur është ushtrimi i kockave, nyjeve dhe muskujve./tesheshi.com/

Related posts