Auto Dak
Auto Dak

Këtë 28 nëntor, flamurin do ta ngrejë…Angela Merkel

Çdo vit kur vjen 28 nëntori mediat hapen me përplasjet mes Presidentit të Republikës dhje Kryeministrit se kush do ta ngrejë flamurin në Vlorë.

Sherri këtë vit duket se nuk do të ndodhë pasi flamurin nuk do ta “ngrejë”as Nishani e as Rama. Por vetë kancelarja Angela Merkel.

Edi Rama do ta kremtojë Festën Kombëtare të Shpalljes së Pavarësisë, jo në Vlorë ku është ngritur flamuri, por në Berlin, përkatësisht në zyrën e kancelares Angela Merkel.

Siç bëjnë të ditur burime pranë qeverisë, Rama ka marrë ftesë që me këtë datë të takohet me kancelaren ku pritet që ti japë lajmin e mirë të hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Detaje të tjera në lidhje me këtë vizitë mungojnë, por mësohet se data 28 nuk është se ka qenë e vendosur nga protokolli gjerman, por është vetë Rama që ka kërkuar ta qëndrisë këtë vizitë me një “goditje” imazhi dhe që nuk është kontestuar nga protokolli i ministrisë së Jashtme gjermane.

/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts