Këta janë politikanët shqiptarë që shkojnë në punë me bukë me vete

Ata që kanë lindur para viteve ’90 e kanë me siguri të gjallë kujtimin e bukës me vezë të skuqur të mbështjellë me letër makaronash dhe më e keqja me gazetë.

Punëtorët e mbanin nën sqetull, ndërsa nxënësve ua fusnin nëpër çantat e shkollave nënat e gjyshet. Më pas “buka me vete” u zëvendësua nga byrekët trekëndësh, pastaj me sanduiçë, e ca më tej, për të punësuarit nëpër administrata e aktivitete të rëndësishme private me paketat e përgatitura nga restorantet.

Por kjo tendencë duket të jetë kthyer në modë. Këtë e praktikojnë edhe fytyra publike e politikanë, të cilët për hirë të sigurisë dhe larmisë që ofron ushqimi nga shtëpia, e paketojnë dhe e marrin me vete.

Në këtë listë hyjnë Grida Duma dhe Erion Braçe, politikanë të cilët nuk hezitojnë të tregojnë se cfarë marrin me vete në zyrë.

Zonja Duma preferon bukë të zezë të thekur me vaj ulliri dhe domate e djath, ndërsa Braçe paketon perimet që ende ia bën e ema! Së paku, ashtu është deklaruar në Instagram! /tesheshi.com/ 

auto pjese dak

Related posts