Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Kështu reaguan nga Kuba komuniste për vdekjen e Maradonas

Presidenti kuban Miguel Diaz-Canel Bermudez dërgoi një mesazh ngushëllimi për vdekjen e legjendës argjentinase Diego Armando Maradona.

“Një lajm shumë i trishtuar. Lojtari dhe miku i preferuar i Fidelit, Maradona ka vdekur. E gjithë Kuba është e trishtuar. Ai do të mbahet mend gjithmonë si një mik i sinqertë dhe një futbollist i madh. Ne i shprehim ngushëllimet familjes dhe miqve të tij”, thuhet në një mesazh ngushëllimi në llogarinë e Presidentit kuban në Twitter.

Argjentinasi legjendar ndërroi jetë në moshën 60- vjeçare të mërkurën në mëngjes nga pasojat e një sulmi në zemër në shtëpinë e tij në Tigre.

Zyra e presidentit argjentinas deklaroi tre ditë zie në vend për vdekjen e Maradonas.

Maradona lindi më 30 tetor 1960 në Buenos Aires. Gjatë karrierës së tij brilante ai luajti për Argentinos Juniors, Boca Juniors, Barcelona, ​​Napoli, Sevilla, Newell’s Old Boys. Ai e përfundoi karrierën e tij te Boca Juniors në 1997.

Me ekipin kombëtar të Argjentinës ai u bë kampion bote në 1986 në Meksikë. Ai luajti 91 ndeshje për ekipin kombëtar dhe shënoi 34 gola. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts