Kërkohej që më 2002-in, arrestohet më në fund kreu i ETA-s

Ministria e Brendshme e Spanjës ka njoftuar se shefi i vjetër i organizatës separatiste baske ETA u arrestua në Alpet franceze.

Autoritetet që nga viti 2002 po kërkonin Jose Antonius Urruticoetxea Bengoetxea, i njohur nën pseudonimin Jos Terner, i cili akuzohet për krime kundër njerëzimit.

Deklarata e ministrisë tha se Garda Civile spanjolle dhe Agjencia franceze e Inteligjencës, e arrestuan Terner-in të enjten në mëngjes në Sallanches, një qytet me 16,000 banorë në Alpet, në lindje të Francës.

ETA akuzohet për humbjen e 850 jetëve njerëzore gjatë një fushate për të krijuar një shtet të pavarur në Spanjën veriore dhe në Francën jugore.

Ky grup u çarmatos në vitin 2017, dhe u shpërbë një vit më parë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts