Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Kërcënimi i pretenduar, edhe Krivokapiçi reagon për Abazoviçin: të mbrohet nga krimi!

Kërcënimet ndaj udhëheqësit të URA-s janë kërcënime për gjithçka normale dhe progresive në vendin tonë, tha kryeministri i caktuar për përbërjen e qeverisë malazeze, proserbi Zdravko Krivokapiç, i cili edhe ai beson se Dritan Abazoviçi është kërcënuar nga një klan criminal në Mal të Zi.

Ai tha se autoritetet shtetërore duhet urgjentisht të marrin të gjitha masat për të mbrojtur Abazoviçin, aleat me të, por edhe qytetarë të tjerë të Malit të Zi.

“Mali i Zi nuk duhet të jetë më kurrë një vend ku të drejtat themelore të njeriut janë në diskutim,” shkroi Krivokapiç në Tëitter.

Abazoviç përflitet se do jetë zv.kryeministër i Malit të Zi, duke mbuluar sektorin e sigurisë me drejtimin e Ministrisë së Policisë.

Drejtori Ekzekutiv i URA-s, Zoran Mikiç tha më herët të martën se udhëheqësi i tyre kishte marrë një numër kërcënimesh përmes mediave sociale dhe telefonit.

Ai tha se Abazoviç u kërcënua nga një klan rajonal kriminal dhe tha se nëse diçka do t’i ndodhte udhëheqësit të URA-së ose, nëse rrezikohej siguria e tij, drejtori i Administratës së Policisë, Veselin Veljoviç, do të mbante përgjegjësi të drejtpërdrejtë.

Nga ana tjetër, Drejtoria e Policisë, duke iu referuar dokumentacionit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, tha se nuk kishte asgjë për të besuar që siguria e udhëheqësit të URA-së Dritan Abazoviç ishte e rrezikuar. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts