728 x 90 Leaderboard

Kërcënimet e Trump-it, takim i jashtëzakonshëm i lidërve të NATO-s

Udhëheqësit e Aleancës së Atlantikut të Veriut mbajtën një takim të paplanifikuar të enjten pasi presidenti Trump ngriti kërkesat e tij të zakonshme ndaj anëtarëve të Aleancës.

Thuhet se Trump ka veçuar Gjermaninë, Spanjën dhe Belgjikën “për të përmbushur objektivin e 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtje” dhe u dha atyre një afat të shkurtër për ta bërë këtë, sipas burimeve të Reuters.

Madje agjencia njoftoi se gjatë takimit, Trump kërcënoi të tërhiqte SHBA nga NATO, por që më vonë u mohua nga dy burime të Reuters.

Megjithatë, thuhet takimi i paplanifikuar ka qenë i trazuar dhe se ka ndërprerë diskutimet e planifikuara për të ardhmen e  Ukrainës dhe Gjeorgjisë në NATO.

Po ashtu është raportuar se Trump ka vazhduar sulmet ndaj Gjermanisë duke  kërkuar edhe një rritje të shpenzimeve të mbrojtjes deri në katër për qind të PBB-së, edhe pse ajo nuk ishte në rendin e ditës.

Paçka këtyre zhvillimeve, në fund është  rënë dakort për rritjen e shpenzimeve të vendeve anëtare deri në 4 për qind.  /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts