728 x 90 Leaderboard

Kënaquni me gjumë, ja çfarë mund t’ju ndodhë nga pagjumësia

Pagjumësia është një fenomen që shkakton një sërë sëmundjesh. Për të pasur një organizëm sa më të shëndetshëm dhe larg sëmundjeve është e rëndësishme që ju të krijoni një regjim të rregullt gjumi.

Disa nga sëmundjet më të shpeshta që shkaktohen nga pagjumësia janë; diabeti, infarkti, plakja e lëkurës dhe shfaqja e rrudhave. Gjumi është mënyra më e mirë për të rigjeneruar lëkurën dhe qetësia është ajo që i bën muskujt të pushojnë, për t’u ngritur plot energji në mëngjes.

Tashmë e dimë se pagjumësia shkaktohet nga stresi, ankthi si dhe nga keq ushqyerja. Pasojat që na lë janë të shumta si ulja e përqendrimit, probleme me memorien dhe më tej rrezikun e një infarkti, diabetin, rritja e presionit të gjakut, plakjen e lëkurës tuaj si dhe shfaqjen e rrudhave. /tesheshi.com/

Related posts