Kazuo Ishiguro fiton çmimin Nobel për Letërsi 

Kazuo Ishiguro, romancieri britanik i lindur në Japoni, ka fituar çmimin Nobel për Letërsi. Akademia Suedeze vlerësoi Ishiguro si një shkrimtar “i cili, në romane me fuqi të madhe emocionale, ka zbuluar humnerën nën ndjenjën tonë iluzore të lidhjes me botën”.

Ishiguro ka publikuar shtatë romane mes viteve 1982 dhe 2015 dhe ka fituar çmimin Man Booker në vitin 1989 për romanin e tij të tretë, Remains of the Day. Romani i tij më i fundit, “The Buried Giant”, tregon se si kujtimi lidhet me harresën dhe marrëdhënien midis fantazisë dhe realitetit.

Dy nga romanet e Ishiguro-s janë realizuar në filma të suksesshëm.  “Never Let Me Go”, e cila imagjinonte një botë në të cilën fëmijët e lindur jashtë martese u sakrifikuan për organet e tyre, u adaptua në një film të vlerësuar në mënyrë kritike, me rolet kryesore Keira Knightley dhe Cary Mulligan në vitin 2010. “Remains of the Day”, të cilën Ishiguro e botoi në vitin 1989, fitoi tetë nominime Oscar pasi u adaptua nga James Ivory.

Ai nuk ishte gjithmonë i destinuar të ishte shkrimtar. Ishiguro hyri në kursin për shkrim kreativ të Universitetit të Anglisë në vitin 1980, dy vjet pasi u diplomua nga Universiteti i Kentit. Ndërkohë, ai punoi në një qendër për njerëz të pastrehë dhe shkroi në kohën e tij të lirë. Ishiguro u largua nga Japonia kur ai ishte pesë vjeç dhe ka jetuar në Angli qysh atëherë. Romanet e tij janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë. /tesheshi.com/