Auto Dak
Auto Dak

Me katër hapa: si të përdorni lëngun e limonit për t’u dobësuar

Lëngu i limonit përmban nivele të lartë acidi, i cili rrit tretjen dhe pakëson efektet negativë nga ushqimi i ëmbëlsuar në trup. Mësoni si të përdorni limon për të humbur në peshë.

Hapi i parë

Prisni limonin përgjysmë dhe pastaj shtrydheni njërën gjysmë në një gotë prej 2.5 decilitrash.  Gotës së qelqit shtojini ujë në temperaturën e dhomës. Nëse i shtoni ujë të ftohtë, trupit do t’i duhet të përpiqet më tepër për të ngrohur lëngun e limonit, gjë që do të ngadalësojë procesin e tretjes.

Hapi i dytë

Përziejeni mirë përzierjen dhe pijeni menjëherë. Efektet e saj janë më mirë në mëngjes, kështu që sigurohuni që të jetë gjëja e parë që bëni në mëngjes.

Hapi i tretë

Ruajeni gjysmën tjetër të limonit të mbështjellë në një letër celofani dhe vendoseni në frigorifer.

Hapi i katërt

Nëse e përdorni këtë recetë rregullisht, metabolizmi juaj do të aktivizohet përpara se kaloritë të konsumohen në trup, gjë që do të përmirësojë dhe do të shpejtojë punën e sistemit tretës. Kjo pije është provuar se është mënyra më efiçente për të larguar peshën e tepërt. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts