728 x 90 Leaderboard

Katari zhvendos Botërorin në dimër: ndeshjet, në nëntor e dhjetor

Për herë të parë në historinë e kampionateve botërore të futbollit, nuk do jetë qershor – korriku por nëntor – dhjetori, koha kur do të luhen ndeshjet e një Botërori dhe kjo do të ndodhë në Katar më 2022-shin, pra pas katër vitesh.

Është vendosur kjo nga FIFA, e detyruar për t’i zhvendosur ndeshjet në dimër, për shkak të një vendi me temperatura mjaft të larta në verë, siç i ka Katari, vend i Gjirit në Lindjen e Mesme.

Kjo ka qenë dhe arsyeja kryesore e debateve të shumta që ka shoqëruar vendimin e viteve më parë, për ta çuar Botërorin në këtë vend.

Më konkretisht, ndeshjet nisin më 21 nëntor dhe përfundojnë me finalen i më 18 dhjetor, që është dhe është gjithashtu festa kombëtare e Katarit.

Vendimi për të luajtur ndeshjet në ditët e ftohta, u tha dha nga vetë presidenti FIFA-s, Gianni Infantino.

Nuk dihet ende se si do koordinohen kalendaret e kompeticioneve të tjera, ato kampionateve të çdo vendi, apo dhe atyre në nivel kontinental, siç janë Champions apo Europa League. /tesheshi.com/

 

Related posts