Katari, ankesë në OKB: Emiratet dhe Bahreini po shkelin hapësirën ajrore

Katari është ankuar në Kombet e Bashkuara duke pretenduar shkelje të reja të hapësirës ajrore të saj nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini.

Mediat e Dohas informuan se hapësira ajrore është shkelur nga një transportues ushtarak i Emirateve në dy raste, një herë më 14 janar dhe sërish më 25 shkurt.

E po ashtu sipas Katarit, një aeroplan ushtarak i Bahreinit ka fluturuar mbi hapësirën e saj ajrore më 26 shkurt.

Doha thotë se këto incidente vijnë në një kohë tensioni në Gjirin Persik.

“Katari i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit dhe Kombeve të Bashkuara që të marrin masat e nevojshme për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, thuhet  në tekstin e ankesës.

Katari gjithashtu akuzon Emiratet se është future dhe në ujrat e saj detare duke rrëmbyer një anije peshkimi nën pretendimin se ka armë. E nga ana tjetër, Emiratet pretendojnë se është Katari që ka shkelur në një rast hapësirën e saj ajrore.

Prej 9 muajsh, katër vende të Gjirit ku përfshihen Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini i kanë bllokadë Katarit me pretendimin se mbështet terrorizmin, akuzë të cilën Doha e ka hedhur poshtë. Kjo e fundit ka si mbështetës në rajon vetëm Turqinë, ndërkohë që Kuvajti ka qëndruar asnjëanës. /tesheshi.com/  

 

 

 

auto pjese dak

Related posts