728 x 90 Leaderboard

Kartmonedha në qarkullim: ikën 500-euroshja, vjen 100-a dhe 200-a

Kartëmonedhat do të lëshohen më 28 maj 2019, ata do të kenë mbrojtje më të madhe kundër mashtrimit dhe falsifikimit të mundshëm.

Në selinë e Bankës Qendrore Evropiane në Frankfurt, të hënën u paraqitën dy kartëmonedha të reja prej 100 dhe 200 euro.

Një seri kartëmonedhash, të quajtur “Evropa”, u paraqitën në prani të Yves Mersch, një anëtar i Bordit Ekzekutiv të BQE.

Me këtë rast, Mersch u tha gazetarëve se kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euro do të hidhen në qarkullim më 28 maj 2019

Ai theksoi se, duke nisur kartëmonedha të reja, BQE do të siguronte mbrojtje edhe më të madhe nga mashtrimet dhe falsifikimet e mundshme.

BQE tashmë ka paraqitur kartëmonedha më të sigurta prej 10, 20 dhe 50 euro, ndërsa kartëmonedhat 500-euroshe nuk do të shtypen më.

Banka vendosi në vitin 2016 të tërheqë kartëmonedhat prej 500 euro deri në fund të vitit 2018, pasi ato supozoheshin të përdoreshin në të gjitha llojet e tregtisë ilegale.

Kartmonedha të reja prej pesë eurosh u lançuan në vitin 2013, kartëmonedhat prej 10 eurosh u futën në 2014, ato 20 euro në 2015-ën, ndërsa një kartëmonedhë 50-euroshe u lëshua vitin e kaluar. /tesheshi.com/

Related posts