Auto Dak
Auto Dak

Kaosi juridik/ Ndjekësit politikë të Metës, dhe me nonsens gjuhësor: ç’dekretit i thonë dekret(!)

Kaosin juridik ku po e fut politikën dhe shtetin ç’dekreti i Metës për anullimin e zgjedhjeve, po vihet re që në terminologji. Atë që është ç’dekretim, pra anullimin e një dekreti, ithtarë të aktit të tejetdebatueshëm presidencial, gjegjësisht nga opozita PD-LSI, po i thonë dekret, një nonsens edhe gjuhësor.

Më i fresktësi rast është me kreun e Bashkisë së Lëzhës, Fran Frrokaj, i cili, e ka sqaruar në këtë formë urdhërin ndaj KQZ-së për lirimin e ambienteve të zëna nga KZZ-të.

“Unë nuk kam kërkuar lirimin e amabienteve por kam bërë një shkresë kur kërkoj zbatimin e dekretit të presidentit. Unë besoj se presidenti është në majë të shtetit. Unë do bëj çmos që dekreti i presidentit të zbatohet. Do kërkoj që ligjshmëria. Deklaratat e KQZ janë mbase pak pasionante të cilave do i përgjigjemi shkresësisht”, është shprehur Frrokaj.

Me fjalë të tjera, dekreti është një akt firmosjeje dhe Meta ka bërë një akt ç’firmosjeje. Dhe ata që po rreshtohen politikisht pas tij, ç’firmosjen e quajnë firmosje. Siç në rastin e Frrokajt. /tesheshi.com/         

auto pjese dak

Related posts