KANDIDATI/ Një tjetër Obama: afrikani që synon të bëhet kryebashkiaku i parë në Turqi

Një biznesmen me origjinë sudaneze dhe lidhje të thella në rajonin e Egjeut të Turqisë po kandidon për kryebashkiak në një provincë të Turqisë perëndimore, me qëllim që të bëhet personi i parë me rrënjë afrikane.

Mesut Mercan, 47 vjeç, do të bëhet kryebashkiaku i parë me ngjyrë në vend nëse fiton zgjedhjet lokale të 31 marsit.

Duke folur për Agjencinë Anadolu, ai tha se paraardhësit e tij nga fisi Dinka i Sudanit erdhën në Turqi para 400 vjetësh.

Mercan thotë se ka lindur në Tripoli të Libisë, ku babai i tij punonte. Ai merrej me modelim dhe luante futboll në një ligë amatore përpara se të fillonte të merrej me tregti. Ai aktualisht jeton me familjen e tij në Izmir.

Kandidat për rajonin Selçuk të provincës Egje të Izmirit, Mercan tha se do të donte të forconte lidhjet midis popullit afrikan dhe turk.

“Afrika përbëhet nga 56 vende dhe 2 miliardë njerëz. Do të doja të përfitoj nga ky rast për selçukët”, tha Mercan, i cili përfaqëson Partinë Demokratike (PD) të qendrës së djathtë.

Ai theksoi se paraardhësit e tij kanë lënë shenjë në Izmir dhe ai dëshiron ta ruaj trashëgiminë e tyre.

Mercan është quajtur në mediat lokale si Obama i Selçukut – duke iu referuar Presidentit të 44-të të Shteteve të Bashkuara, Barak Obamës.

Ai thotë se ngjyra e tij është me të vërtetë një avantazh në zgjedhje. “Nëse unë zgjidhem, e gjithë bota do t’i kthen sytë tek Izmiri, në Selçuk”, tha ai, duke shtuar për veten se  “është hera e parë që një person me ngjyrë dhe një nacionalist turk po kandidon për kryebashkiak në Turqi”.

Mercan thotë se familja e tij dikur ka jetuar në Selçuk dhe ai ende ka të afërm atje.

Rajoni Selçuk është qytetit i lashtë i Efesit, i cili mirëpret qindra mijëra turistë çdo vit.

Aydin dhe Muğla është shtëpia e një komuniteti të rëndësishëm afrikano-turk. Duke ardhur në Anadoll si mercenarë, punëtorë bujqësorë ose skllevër, rrënjët e afrikano-turqve mund të gjurmohen në shekullin e 15-të. Ata kryesisht janë asimiluar në komunitetin turko-musliman, por disa fshatra me popullsi mbizotëruese afrikano-turke ende ekzistojnë në luginat e lumenjve Büyük Menderes (Meander) dhe Küçük Menderes (Cayster). Një numër më i vogël i afrikano-turqve gjithashtu jetojnë në krahinat e Adana-së dhe Antalias jugore. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts