Kalifornia bëhet ekonomia e pestë e botës, ja kalon edhe Britanisë

Statistikat më të fundit në SHBA bëjnë të ditur se ekonomia e Kalifornisë ka tejkaluar atë të Mbretërisë së Bashkuar për t’u bërë vendi i pesti më i fuqishëm në botë.

Produkti i brendshëm bruto i Kalifornisë u rrit nga 127 miliardë dollarë në 2016-n në 2.7 trilion dollarë në 2017-n.

Ndërkohë, prodhimi ekonomik në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë mjaft së fundmi, edhe si pasojë e luhatjeve të këmbimit,

Të dhënat demonstrojnë rritjen galopanter të ekonomisë së Kalifornisë, në shtet me 40 milionë banorë, me një sektor të lulëzuar të teknologjisë në Silicon Valley, me kryeqytetin e argëtimit në botë, si Hollyvvood, si dhe zemra bujqësore  e Central Valley.

Kalifornia pasqyron një kthesë të rëndësishme të ekonomisë amerikane që nga recesioni i Madh.

“Të gjithë sektorët ekonomikë përveç bujqësisë kontribuan në rritjen e GDP-në e Kalifornisë”, tha Irena Asmundson, krye ekonomiste në Departamentin e Financave të Kalifornisë.

Shërbimet financiare dhe pasuritë e paluajtshme  patën një rritje me 26 miliardë dollarë në rritje, e ndjekur nga sektori i informacionit, i cili u rrit me 20 miliardë dollarë.

Kalifornia, këtë nivel e kishte edhe në vitin 2002, por ra në nivelin më të ulët se 10-a në vitin 2012 pas krizës së madhe financiare.

Që atëherë, shteti më i madh në SHBA ka shtuar 2 milionë vende pune dhe ka rritur PBB-në e saj me 700 miliardë dollarë.

Prodhimi ekonomik i Kalifornisë tani është tejkaluar vetëm nga PBB-ja totale e Shteteve të Bashkuara, Kinës, Japonisë dhe Gjermanisë.

Rritja ekonomike e Kalifornisë është i përqendruar në metropolet bregdetare rreth San Franciskos, San Jose, Los Anxhelos dhe San Diego. /tesheshi.com/

Related posts