Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Jubileu i Pavarësisë së Kosovës, Rama godet politikën shqiptare më gjuhën e Eqerem Bej Vlorës

Ishim mësuar të citohej Konica në rastin e kritikës mbi qënien shqiptare, por Rama, në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në një fjalim në parlamentin e drejtuar nga Kadri Veseli, ka zgjedhur të citojë Eqerem Bej Vlorën. Aludimi ka qenë i qartë: në disa aspekte, bota shqiptare është po ajo e para një shekulli.

“Teksa shpaloste perpipecitë e shumta të Shqipërisë pas pavarësisë, Eqerem Bej Vlora mes të tjerash shkruante: ‘tri herë jam gjykuar për shkak të kësaj dashurie tekanjoze me emrin Shqipëri. Një herë prej turqve, sepse e dashuroja shumë, një herë prej rebelëve fanatikë sepse nuk e urreja dhe tani prej bashkëqytetarëve të mi sepse nuk e dashuroj as sa duhet. Tani kjo dashuri e marrë mori fund i thashë vetes’”, citoi Rama mendimtarin e madh vlonjat në përiudhës osmane, duke shtuar më pas:

Por, ishte e thënë të ndodhte ndryshe. Pothuajse një shekull më vonë, kur ky përjetim pat frymëzuar një prej pendëve më të vyera shqiptare, betejat e brendshme, konflikti ndërpartiak i ditës, dhe pezmi politik i seancave në Shqipëri dhe në Kosovë, ende rëndojnë këmbët tona në vrapimin drejt të ardhmes”.

Dhe ndryshe nga patetizmi i krerëve kosovare, ku fjalimet kanë një skematizëm të varfër, Rama është përpjekur që dhe shoqërisë kosovare t’i përcjellë kumte sa më intelektuale në ligjërimin politik e patriotik bashkë.

“Edhe nëse sot mundësitë institucionale midis shteteve tona janë objektivisht më të kufizuara se sa energjitë dhe talentet e popullit tonë, Kosova dhe Shqipëria duhet të mendojnë jo vetëm për njëra-tjetrën, por edhe nëpërmjet njëra-tjetrës, perspektivës së përbashkët. Dekada e fundit e këtij vendi nuk është rast për të romantizuar të shkuarën, por mundësi për të rimenduar të ardhmen”, shtoi shefi i qeverisë së Tiranës, i ndodhur në Prishtinë për të kremtuar jubileun e Pavarësië. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts