Auto Dak
Auto Dak

Ju dhimbset klima? Këshilla nga Forumi Ekonomik Botëror: mos hani shumë mish viçi dhe…(video)

Forumi Ekonomik Botëror ka pesë, siç u tha, këshilla të thjeshta se si të ndryshoni disa zakone jetësore që do t’ju ndihmojnë të luftoni ndryshimin e klimës.

E para është të hani më pak mish. E kjo vlen sidomos për viçin.

Ata e konsiderojnë këtë si hapin më të rëndësishëm për të zvogëluar emetimet. Ata pretendojnë se lopët janë përgjegjës për 65 përqind të të gjitha emetimeve bujqësore.

Një rekomandim tjetër është që të përdorni transportin publik, biçikletë ose ecje në vend që të përdorni një makinë. Eshtë më e shëndetshme për ju dhe planetin Tokë.

Këshilla e tretë është të përdorni energjinë e rinovueshme. Forumi Ekonomik Botëror ka treguar që shumë kompani lejojnë përdorimin e diellit, erës ose biokarburanteve. Ata janë të gjithë më miqësorë ndaj mjedisit në krahasim me karburantet fosile.

Sugjerimi i katërt është të kontaktoni përfaqësuesit tuaj politikë në lidhje me mjedisin.

Sugjerimi i pestë është anëtarësimi në lëvizjen mjedisore. /tesheshi.com/

5 simple lifestyle changes you can make to fight climate change

From eating less meat to walking to work.🔎 Learn more about how others are responding to climate change: https://wef.ch/2zWx58s

Posted by World Economic Forum on Friday, November 29, 2019

auto pjese dak

Related posts