728 x 90 Leaderboard

Jo vetëm për të parë filma, këto janë të mirat shëndetësore të kokoshkave

Tretja- Kokoshkat përmbajnë vitamina të grupit B dhe E dhe në sajë të pranisë edhe të fibrave, rregullojnë lëvizjet në aparatin tretës, duke parandaluar kapsllëkun.

Kanceri- Në brendësi të kokoshkave, studiuesit kanë zbuluar një sasi të madhe antioksidantësh. Përmbajnë në fakt antioksidantë, të cilët ndihmojnë për të luftuar radikalet e lira, duke mbajtur larg nga një sërë sëmundjesh, mes tyre dhe nga kanceri.

Kolesteroli- Fibrat kontribuojnë në eliminimin e kolesterolit të tepërt nga venat e gjakut dhe arteriet, duke reduktuar nivelin e kolesterolit dhe duke na mbrojtur nga goditjet në zemër.

Diabeti- Fibrat ndihmojnë në rregullimin e nivelit të glukozës në gjak dhe për pacientët diabetik, menaxhimi i nivelit të glukozës është shumë i rëndësishëm.

Pesha- Përmbajtja e lartë e fibrave në kokoshka, ndihmon për të stimuluar ndjesinë e ngopjes. Një porcion kokoshka përmban 30 kalori, ose thënë ndryshe rreth pesë herë më pak se e njëjta sasi patatinash.

Kundër rrudhave- Antioksidantët e pranishëm të kokoshkat, luftojnë radikalet e lira si dhe shfaqjen e rrudhave dhe njollave me kalimin e moshës.

Por këto veti të kokoshkave vlejnë, nëse konsumatorët nuk e teprojnë me kripë dhe gjalpë./tesheshi.com/

Related posts