Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Jeta i nxjerr të “kuqen” Maradonës: legjenda, në “dhomat e vdekjes”

Legjenda e futbollit argjentinas dhe atij botëror, fituesi i Kupës së Botës 1986, Diego Armando Maradona, ka vdekur në shtëpi në Tigre pasi pësoi një sulm në zemër, raportojnë mediat botërore.

Ai u shtrua në spital pas një sulmi në zemër, por mjekët e shpallën të vdekur disa minuta më vonë.

Maradona pësoi një sulm në zemër në shtëpinë e tij të mërkurën pasdite.

Diego kalonte kohën në Tigre, në lagjen e tij San Andres.

Ai ishte duke u rikuperuar nga një operacion i fundit, kur kaloi disa ditë në spital për shkak të një rënie.

Maradona është shuar në moshën 60 vjeç dhe konfirmimi zyrtar i familjes për këtë tragjedi është ende në pritje.

Një yll i viteve ’80, Maradona do e çonte Argjentinën drejt triumfit botëror në 1986, e po ashtu Napolin në Itali ato vite, duke e shndërruan, së bashku me Karekan e Brazilit, në një ekip të madh të Seria A.

Por në jetë ai nuk ishte si në lojë. Kontravers dhe i paqëndrueshëm, ai ishte heraherës një lajm i keq karakteri. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts