Jeta e Stephen Hawking në fotografi: ngjarje dhe kohë të jashtëzakonshme

Fizikanti i njohur britanik, Stephen Hawking ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Një përmbledhje e ngjarjeve më të mëdha të një jetë të jashtëzakonshme vjen përmes fotografive.

Ai ishte shkencëtari më i famshëm britanik i kohëve moderne, shpesh i përshkruar si një gjeni që ia dedikoi jetën zbulimit të sekreteve të Universit.

Ai besonte se shkenca ishte fati i tij, edhe kur fati u tregua mizor. Ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës në një karrige me rrota, i prekur nga skleroza laterale amiontrofike, “ALS”, një sëmundje e rrallë e neuroneve motorike që prek nervat që kontrollojnë lëvizjet.

Sidoqoftë, ai sfidoi parashikimet e mjekëve, që i kishin dhënë atij vetëm pak vite jetë, duke kapërcyer pamundësinë e tij për të lëvizur e folur, dhe e bëri këtë duke komunikuar përmes një sintetizuesi të zërit.

Stephen Hawking gjatë prezantimit të një prej librave të tij në Universitetin e Lirë në Berlin.
Profesori i universitetit të Kembrixhit, Stephen Hawking , rreth vitit 1985.
Hawking mban fjalimin gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Para-olimpike të vitit 2012 në Londër.
Fizikanti merr medaljen presidenciale të Lirisë nga Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë, më 12 gusht 2009.
Takimi me papa Benediktin XVI, në Vatikan, 31 tetor 2008.
Udhëtim me balonë si dhuratë për 60-vjetorin e lindjes, 4 mars 2002.
Shkencëtari britanik në kopertinën e revistës së përjavshme të “The Guardian” nën titullin “Mendja dhe Materja”. Në foto pozojnë nga e majta në të djathtë: David Attenborough, Brian Cox, Stephen Hawking dhe Richard Dawkins.
Eddie Redmayne dhe Stephen Hawking në premierën e filmit “Teoria e çdo gjëje” në Odeon, në dhjetor 2014.
Stephen Hawking mbajti detyrën e profesorit të matematikës në departamentin e matematikës së aplikuar dhe fizikës teorike në universitetin e Kembrixhit midis viteve 1979 dhe 2009. Ai shkroi librat bestseller “Histori e shkurtër e kohës”, “Vrimat e zeza”, dhe “Universet foshnje dhe ese të tjera”.
Stephen Hawking në një mjet me gravitet zero duke bërë kërcime parabolike për të simuluar kushtet në hapësirë.
Takimi me mbretëreshën në një pritje në shoqatën e bamirësisë për njerëzit me aftësi të kufizuara në vitin 2014.
Në shkollën e tij të vjetër, St Albans, duke dhënë leksion për origjinën e universit.
Skenë nga dokumentari i Errol Morris “Histori e shkurtër e kohës”, 1992 që shfaq fytyrën e shkencëtarit të reflektuar në ekran.
Stephen Hawking , Magnus Magnusson dhe Arthur C Clarke në setin e dokumentarit “Mjeshtërit e Universit” (1988).
Stephen Hawking merr dokumentin e lirisë nga kancelari i qytetit të Londrës, Peter Kane në mars 2017.
Administratori i NASA-s, Charles Bolden takon Stephen Hawking në Kembrixh.
Stephen Hawking , ish-gruaja e tij, vajza dhe kujdestarët përballen me gazetarët ndërsa arrijnë në ndarjen e çmimeve BAFTA në Londër.
Stephen Hawking në Princeton, Nju Xhersi, në tetor 1979.
Asistenti Colin Williams flet me Stephen Hawking në universitetin e Harvardit në prill 1984.                                                        Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

 

 

 

 

 

Related posts