Jerusalemi, avancon Trump: zhvendosja e ambasadës në 70-vjetorin e Izraelit

Maji, muaji që përkon me 70-vjetorin e krijimit të shtetit izraelit, do jetë dhe koha kur do zhvendoset ambasada amerikane nga Tel Avivi në  Jerusalem, akt që përfaqëson njohjen e këtij qyteti historik si kryeqytet të Izraelit. Është konfirmuar kjo nga burime brenda administratës amerikane. Do jetë ambasadori David Friedman ai që do të nisë punën në ndërtesën e re

Ndër reagimet e para ka qenë ai i ministrit izraelit të Transportit dhe Inteligjencës, Yisrael Katz.

“Unë përgëzoj Presidentin Trump për transferimin e ambasadës në kryeqytetin tonë për 70-vjetorin e themelimit të Izraelit. Nuk ka dhuratë më të madhe se kjo. Vendimi më i drejtë dhe më i saktë. Faleminderit mik”, ka shkruar Katz në rrjetet sociale. Të njëjtën gjë ka shprehur dhe kryeministri Netanjahu.

Vendimi i Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit u morr javë më parë duke provokuar reagime nga e gjithë bota  e jo vetëm ajo muslimane. BE pothuajse e gjithë doli kundër, ndërkohë dhe një votim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ishte kundër vendimin amerikan. /tesheshi.com/  

 

 

Related posts