Auto Dak
Auto Dak

Ja si do të duket iPhone 7Plus

Një video e publikuar në Youtube tregon se si do të duket iPhone 7 Plus, i cili do të jetë në treg në mesin e shtatorit, por informacione të shumta kanë bërë që të bëhet një parashikim për pamjen e tij.

Pra, në bazë të informacioneve të rrjedhura kjo video tregon se si mund të duket një celular i ri. Gjithashtu, në video tregohet se si do të duket ngjyra e shumëpërfolur blu në markën e re.

Flitet se iPhone 7 Plus do të përmbajë tipare të reja: versioni më i madh i telefonit do të përfshijë një lente të dyfishtë për kamerën në mënyrë që të përmirësojë cilësinë e fotove. Ka gjasa që 7 Plus mund të jetë i papërshkueshëm nga uji, por kjo mbetet për t’u parë.

Në video tregohet gjithashtu se çfarë pamje do të kishte telefoni pa vijëzimet e pasme siç janë në iPhone 6 dhe 6s.

Apple pritet të zbulojë celularin e saj të ri në mes të shtatorit. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts