Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Izraeli, në sheshe kundër Bibit: të tjera protesta gjigante për rrëzimin e Netanyahu-t

Mijëra protestues u mblodhën mbrëmë para rezidencës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Jeruzalem, duke kërkuar dorëheqjen e tij, ndërkohë që pati protesta në Tel Aviv dhe para shtëpisë së tij në qytetin bregdetar të Cezares.

Ato ishin nga protestat më të mëdha javët e fundit, sipas AP, dhe media izraelite raportojnë se mbi 10,000 njerëz u mblodhën në Jeruzalem për të demonstruar.

Mijëra izraelitë dalin në rrugë disa herë në javë këtë verë duke kërkuar dorëheqjen e Netanyahu-t pasi gjykohet për korrupsions, si dhe në shenjë proteste për qëndrimin e tij ndaj krizës së shkaktuar nga pandemia e virusit koronar.

Protestuesit trumbetuan me zë të lartë, duke mbajtur flamuj izraelitë dhe posterë që lexonin “ministër të krimit”, duke përdorur një lojë fjalësh në vend të titullit të tij “kryeministër”.

Këto demonstrime kundër Netanyahut janë më të mëdhatë që nga viti 2011.

Netanyahu u përpoq t’i minimizojë e zhvlerësojë ato, duke i cilësuar protestuesit si “majtistë” apo “anarkistë”. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts