728 x 90 Leaderboard

Ivanov përze Zaevin nga zyra pas paktit të emrit të ri me Athinën

Përplasje në kupolën e Shkupit pas marrëveshjes ndërmjet Zoran Zaevit dhe Alexis Tsipras për emërtimin e ri të vendit me emrin Republika e Maqedonisë veriore.

Presidenti Gjorgje Ivanov ka përzënë kryeministrin Zoran Zaev dhe  ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov nga zyra e tij.

Zaev e Dimitrov u ngjitën në Presidencë për ta takuar dhe informuar Ivanovin lidhur me marrëveshjen e arritur me Greqinë për emrin, por takimi i tyre nuk zgjati as dy minuta.

Me të hyrë te kru i shtetit, Ivanov i ka pyetur ata nëse e kanë të shkruar në dokument marrëveshjen e arritur me Greqinë.

Pasi mori përgjigje, presidenti i tha kryeministrit dhe shefit të diplomacisë se nuk ka nevojë të vazhdohet më dhe i ka zbuar përjashta.

Ivanov ka paralajmëruar konferencë për media që të sqarohet mbi takimin e sotëm dhe për të dhënë qëndrimin e tij lidhur me propozimin e emrit të ri.

Para disa minutash lidhur me takimin e sotëm janë prononcuar edhe nga qeveria. Ata shpjeguan se kanë tentuar që t’ia prezantojnë Ivanovit marrëveshjen me Greqinë, por ai sapo i kishte përshëndetur u largua.

“Qeveria iu bën thirrje të gjithë faktorëve politik që të bashkohen rreth interesave kombëtare prioritare dhe ti japin mbështetje prosperitetit të qytetarëve për të hyrë në NATO dhe BE”, bëri të ditur qeveria e Shkupit në një deklaratë për shtyp. /tesheshi.com/

 

Related posts