728 x 90 Leaderboard

Ish-kreu i CIA-s: serbët, mjeshtrat e “shtetit të fshehtë” që komandojnë qeveritë

Ish-drejtori i CIA-s, John Deutch, në një shkrim të tijin ku flet për grupet e fshehta që kanë realisht pushtetin në disa  vende, përmend Serbinë si një nga shtetet kryesore të këtij fenomeni.

Në artikullin me titull “Shteti i fshehtë që nuk bie në sy”, të publikuar në gazetën National Interest,  Deutch shkruan:

“Ka shumë shembuj historikë të grupeve që veprojnë brenda, përveç ose në kundërshtim me qeveritë legjitime ose jo paligjshme.

Ndoshta shembulli më famëkeq i një “shtetit të fshehtë” është organizata e fshehtë “Dora e Zezë”, e kryesuar nga shefi i inteligjencës serbe, Kolonel Apis. Ai organizoi vrasjen e princit të kurorës austriake Franz Ferdinand në Sarajevë në vitin 1914, e cila ndezi Luftën e Parë Botërore”.

Ish-kryespiuni amerikan shton më tej se “grupe në SHBA dhe në vende të tjera, të motivuara nga fitimi, kërkojnë të ndikojnë në veprime të fshehta qeveritare. Grupet e tilla përdorin mjete konvencionale si lobimi dhe kontributet e fushatës, duke dhënë mesazhin e tyre përmes medias konvencionale dhe sociale”.

Por, ai mendon se shumë në SHBA po abuzojnë me termin “shtet i fshehtë”.

“Shkëmbimet e zhurmshme në programet televizive, tweet-et nga Shtëpia e Bardhë dhe komentet e mediave janë argumente jashtëzakonisht të dobëta për të ndërtuar një teori të ekzistencës së një “shteti të fshehtë”, thekson Deutch, i cili shton:

“Përkrahësit më paranoidë të Presidentit Trump thonë se shteti i fshehtë po bën rezistencë të organizuar nga punonjësit e qeverisë federale të cilët janë të vendosur të nënvlerësojnë presidencën e tij.  Nuk duhet të habiten që punonjësit federalë, kryesisht në agjencitë civile, nuk e pëlqejnë politikën dhe politikat e Presidentit Trump, sidomos ato që kërkojnë ulje të buxhetit dhe reduktime në fuqi, por ta quajmë këtë rezistencë të organizuar është një budallallëk”.

Sipas ish-shefit të CIA-s, “ka pak analiza apo prova që mund të mbajnë çështjen e ekzistencës së një shteti të fshehtë”. /tesheshi.com/

Related posts