Prishtinë – Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, “më në fund” është deklaruar edhe për Gjykatën Speciale, që pritet të formohet së shpejti.
Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, komandanti i dikurshëm i UÇK-së ka vlerësuar se kjo Gjykatë nuk do ta dëmtojë vendin.
Lexojeni të plotë postimin e deputetit Mustafa:
Gjykata speciale nuk e dëmton vendin tonë!
Me dinjitet duhet kaluar sfidat dhe nga akuzat të dalim faqebardhë.
LIRINË po e gëzojmë të gjithë, nuk ka rrezik të bëhet degradimi i vlerave të UÇKsë, askush nuk do të tentoj ta bëjë këtë, jemi provuar kaq shumë vite, duhet përfunduar edhe këtë sprovë,nuk kemi pse i marrim kohë ecjes së vendit drejt perëndimit (Europes).
Politika ndërkombëtare e ka dëshmuar dhe me herët përkrahjen e popullit tonë,gjykata special do të vërteton këtë, dyshimet dhe thashethemet për mua, apo individët e tjerë duhet rrëzuar,kjo kërkohet tani dhe luftëtarët e LIRISË do të dalin faqebardhë!!!/TeSheshi/