Auto Dak
Auto Dak

KRIZA/ Ish-koka e Reformës në Drejtësi: pse Marsida Xhaferllari s’mund të jetë në Kushtetuese dhe ku gaboi Meta

Njeriu që udhëhoqi nisjen e më pas plotësimin e kuadrit kushtetues të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, është futur në debatin e nxehtë të këtyre ditëve lidhur me çshtjen Vorpsi – Xhaferllari, pra dy emrat që rivalizohen për Kushtetuese, duke thënë se kjo e fundit nuk mund të jetë aty, ashtu siç presidenti Meta ka vendosur, duke e dekretuar.

“Në bindjen time, znj.Xhaferllari nuk mund të jetë anëtare e GjK. Nuk plotëson kushtet dhe kriteret për të qenë e tillë. Votimi klientelist dhe lidhjet shoqërore brenda KED e përfshinë në listë ish-Kryeinspektoren e KLD-së së vjetër që degradoi sistemin. Në ëeb-in e GjK, znj.Tusha ka botuar listën e anëtarëve të rinj! Pyetja është: kë të besojmë, znj.Tusha n/kryetare të KED-it që ka shpallur znj.Vorpsi fituese, apo znj.Tusha gjyqtare që nuk respekton as vendimin e organit që drejton? Në cilin kuorum të GjK u bazua kjo vendimmarrje?”, pyet Xhafaj, në një përpjekje për të destruktuar juridikisht atë që ka ndodhur.

Xhafaj i kujton ndërkohë Metës se ai e ka votuar e jo shkruajtur Kushtetutën, e njëherësh, u kërkon ndërkombëtarëve që ta thonë fjalën e tyre në këtë moment krize.

“Kushtetuta që Presidenti e ka votuar por nuk e ka shkruar, është produkt i Ekspertizës më të mirë vendase e SHBA, BE dhe Gjermanisë. Opinioni i KV ka theksuar qartë domosdoshmërinë e afateve të mekanizmave zhbllokues. Partnerët bashkëhartues të Kushtetutës e ligjit të GjK duhet të reagojnë qartë. Presidenti, sipas meje, në këtë rast nuk ka të drejtë. Ka nxjerrë një dekret të paligjshëm në tejkalim të afatit ligjor. Nuk të bën betimi gjyqtare, por kushtetueshmëria e zgjedhjes nga organi që e gëzon këtë të drejtë, me afatet e procedurën e duhur”, shprehet njeriu nga mazhoranca, i cili udhëhoqi Reformën ne Drejtësi, si bashkëkryetar i komisionit përlamentar për këtë reformë, ngritur gjatë mandatit të parë, deri në votimin me unanimitet mes palëve në korrik 2016.

Sipas Xhafajt, ajo çfarë po ndodh, është e planit moral.

“Kur arsyeja mungon, fryma dhe gërma e kushtetutës lexohen keq, duhet reagim. Kryesorja me mekanizma politikë, por edhe me veprime të mirëmenduara ligjore, institucionale dhe gjyqsore. Nëse duhet ka edhe precedentë e ekspertizë ndërkombëtare. Zbatimi i Reformës kërkon axhendë të qartë veprimi, angazhim e përgjegjshmëri dhe kryesorja objektivitet e paanshmëri. Situata e koklavitur, jo për faj të kushtetutës e ligjit, por gabimeve në zbatim”, shprehet Xhafaj. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts