728 x 90 Leaderboard

Ish-futbollisti i Prishtinës, Arsim Prepolli: Kosova do të jetë “Brazili” i Ballkanit

Kosova do ta mbajë mend për një kohë të gjatë 3 majin e vitit 2016. Në këtë ditë, në kongresin e Budapestit, Federata e Futbollit të Kosovës është bërë anëtari i 55-të i UEFA-s.

Arsim Prepolli, futbollist i dikurshëm i Prishtinës i cili përpos në Kosovë, ka luajtur edhe në terrenet e Bosnës dhe Hercegovinës, Sllovenisë, Maqedonisë, dhe Iranit, në lidhje me këtë ngjarje të madhe për sportin e Kosovës tha:

“Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kjo është dita më e rëndësishme për sportistët e Kosovës. Ne kemi 50 lojtarë që luajnë për ekipe të tjera me emër, siç janë Shaqiri, Cana, Xhaka, Jonuzaj, Behrami, dhe lojtarë tjerë. Nëse ata do të luanin për përfaqsuesen e Kosovës bashkë me shumë talente të tjerë që luajnë nëpër Evropë, Kosova do të bëhet “Brazili” i Ballkanit. Sidoqoftë, na pret shumë punë, ngase duhet të dëshmohemi para atyre që janë treguar skeptikë në anëtarësimin tonë në UEFA-s dhe FIFA-s. Ju siguroj për një gjë, që Kosova vërtetë di të bëjë shumë mirë organizimin e lojës me top’’, tha ish-lojtari kosovar. /tesheshi.com/  

 

Related posts