Investitorët kinezë morën mbi 28,000 kompani në Bashkimin Evropian

Në vitin 2007, investitorët kinezë kishin shumicën e pronësisë në pothuajse 5,000 kompani në Bashkimin Evropian, dhe për 10 vjet ky numër tejkalonte 28,000, njoftoi portali Seebiz.

Vetëm në vitin 2017, ata bënë 114 blerje ose bashkim në BE dhe janë të përqendruar në disa sektorë – industritë e IT, automobilave dhe hapësirës ajrore.

Në të njëjtën periudhë, investitorët nga India rritën ndjeshëm numrin e kompanive të kontrolluara, nga 2.000 në 12.000 dhe ato ruse nga 1.600 në 12.000.

Një raport i botuar nga Komisioni Evropian thotë se pronarët e huaj kanë kontrollin e pothuajse tre përqind të kompanive në BE dhe 35 përqind të aseteve, si dhe punësojnë rreth 16 milionë punëtorë.

Investitorët tradicionalë nga ekonomitë e zhvilluara, si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Zvicra, Australia dhe Japonia, përbëjnë më shumë se 80 për qind të aseteve të huaja. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts