Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Iniciativa “Kthema 1 Cent” në Kosovë vazhdon: në emër të dinjitetit të konsumatorit më të varfër në Europë

Nga Shkëlzen Rrecaj

Gjatë muajve të fundit, ka filluar Iniciativa “Kthema 1 Cent” e që është duke e përcjellur me vëmendje dukurinë ilegale që po zhvillohet nëpër qendrat tregtare të Kosovës.

Konsumatori kosovar po  përballet çdo ditë me shumë biznese të cilat gjatë pagesës nuk ia kthejnë kusurin prej 1-4 centësh duke i shkaktuar dëme konsumatorit dhe duke nxjerrë shuma të majme të parave në bilancin e tyre dhe nga ndalja e këtyre centëve.

Qytetarët e Kosovës janë  dëshmitarë që ndalja e të hollave në këtë mënyrë është prezentë me vite të tëra dhe se asnjëherë nuk është ndërmarrë ndonjë veprim konkret nga institucionet përgjegjëse për ndaljen e kësaj dukurie.

Nëse bëjmë një kalkulim të thjeshtë, del se nëse një supermarket  arrin të shesë 10.000 produkte brenda ditës me një çmim prej 99 centësh, si rezultat i moskthimit të 1 centi në fund të ditës, ai biznes del me një akumulim të hollash më shumë prej 100 € , e nëse e njëjta gjë vazhdon të ndodh gjatë një viti, atëherë,  përfituesi ilegalisht arrin të mbledhë në këtë mënyrë 36.500 € nga moskthimi i vetëm 1 centi.

Këtu ishte fjala vetëm për një qendër tregtare, mirëpo dihet se në Kosovë ka një numër shumë të madh të  bizneseve të tilla dhe kjo na nxjerr direkt  në një përfundim që, çdo vit nga xhepi i qytetarëve më të varfër në Europë, dalin miliona euro .

Duke u bazuar në të dhënat e  një raporti të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, del se në Kosovë rreth 29,3 % e familjeve jetojnë në varfëri të skajshme, me më pak se 1,72 euro në ditë, ndërkaq rreth 10,2 %  jetojnë me më pak se 1,20 euro në ditë.

E fatkeqësisht, realiteti është që edhe kjo pak shumë e të hollave e këtij qytetarit të varfër vazhdon të plaçkitet çdo ditë nëpër arkat e qendrave tregtare të Kosovës.

Ndalja e të hollave në këtë formë është vjedhje, ndërkaq vjedhja është vepër që përbën një shkelje ligjore dhe duhet të ndiqet penalisht.

“Prandaj ne si iniciativë i bëjmë thirrje organeve të Republikës së Kosovës që të fillojnë sa më shpejtë me veprime konkrete në ndaljen e këtij krimi ekonomik dhe të ndërmarrin hapa konkret në sigurimin e mbrojtjes së konsumatorit kosovar nga dëmtimi i mëtejshëm”, thuhet pra nga inisiatorët e kësaj fushate, të cilët shtojnë se:  “Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit rregullon mbrojtjen e së drejtës themelore të konsumatorëve pranë blerjes së prodhimeve dhe shërbimeve”, e ndër to theksohet “E drejta për mbrojtjen e interesave ekonomike të konsumatorëve dhe e drejta e mbrojtjes juridike të konsumatorit. Rreth gjendjes së krijuar ne i bëjmë thirrje organeve përgjegjëse për veprime konkrete  duke filluar edhe me dënime dhe ndjekje penale për bizneset të cilat e ndalin paranë e qytetarit në këtë mënyrë dhe njëkohësisht të shtojnë kapacitetet për t’iu përgjigjur ankesave të qytetarëve në rast të vazhdimit të paraqitjes së mëtutjeshme të kësaj dukurie.”

Iniciativa “Kthema 1 Cent” ka filluar shtatorin e vitit të kaluar me qëllim të rritjes së vetëdijesimit të qytetarëve për paratë e tyre që qendrat tregtare në Kosovë nuk i kthejnë asnjëherë  dhe për t’i nxitur ata që të reagojnë kundër kësaj dukurie duke i kërkuar centët e tyre. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts