728 x 90 Leaderboard

Industria e automjeteve: ja dëmet nga vendosja e tarifave amerikane

Gjigandët e industrisë së automjeteve kanë paralajmëruar administratën amerikane se futja e tarifave prej 25 për qind për importin e tyre, do të rezultojë në humbjen e qindra mijëra vendeve të punës dhe në një rritje drastike të çmimeve.

Shoqata e Prodhuesve të brendeve botërore, e cila përfaqëson të tilla si Toyota, Volkswagen, BMW dhe Hyundai, deklarojnë se tarifat do të dëmtonin kompanitë e makinave, por edhe konsumatorët amerikanë.

Në maj, administrata e presidentit Trump filloi një hetim mbi efektet e importeve të makinave në sigurinë kombëtare në Shtetet e Bashkuara, duke kërcënuar vazhdimisht për të përshpejtuar tarifat.

“Kërcënimi më i madh në këtë moment, është mundësia që administrata të vendosë detyrime doganore mbi importet që lidhen me këtë hetim”, tha shoqata në fjalë.

“Këto tarifa do të rrisnin çmimet për konsumatorët amerikanë, do të kufizonin zgjedhjen e tyre dhe do të pakësonin shitjen dhe prodhimin e automjeteve në Shtetet e Bashkuara”, shtoi shoqata duke konkluduar se tarifat, në vend të krijimit të vendeve të reja të punës, do të rezultonin në humbjen e qindra sosh në fushën e prodhimit dhe shitjes së automjeteve në Shtetet e Bashkuara. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts