Incident në futbollin “mizor” amerikan: lojtari thyen mizorisht këmbën

Një incident i rëndë ndodhi në përballjen e futbollit amerikan mes Seattle Seahawks dhe Dallas Cowboys

Allen Hurns i Dallas theu këmbën në minutën e shtatë në përpjekje për të çarë mbrojtjen e Seattle.

Në një moment ai humbi ekuilibrin e tij dhe lojtari kundërshtar aksidentalisht ra mbi këmbën e tij që u kthye krejtësisht.

Lëndime të tilla, siç ukomentua, nuk janë parë në NFL.

Gjyqtarët menjëherë ndërpreu ndeshjen, pauzë që zgjati rreth 20 minuta. Pothuajse të gjithë lojtarët erdhën për ta përshëndetur Hurnsin e plagosur dhe Jason Garrett, trajner i Dallasit, e mbajti atë për dore.

Lojtarët e tjerë i mbanin kokën nga tronditja, ndërsa Hurns qante nga dhimbjet.

Ndeshja u transmetua nga Fox, dhe drejtuesit e këtij televizioni vendosën që videoja të mos shfaqet, pasi sipas tyre është shumë shqetësuese. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts