I famshmi Woody Allen mbush 80 vjeç, ja çfarë thotë për plakjen dhe moshën e tij

Vetëm pak ditë pasi në kinema ka dalë filmi i tij i 45-të, “The Irrational Man”, Woody Allen sot, më 1 dhjetor ka festuar ditëlindjen e tij të80-të. Bëhet fjalë për një moshë të cilën regjisori i famshëm nuk e kujton me shumë qejf, aq sa në intervistën e fundit për të përjavshmen “Io Donna”, ka thënë: “Nuk ka asnjë gjë argëtuese plakja. Nuk është diçka që të bën të ngresh dolli, por që të sjell vetmi dhe ankth”.

Gjithmonë besnik ndaj vetes së tij, Woody shpreson të kalojë këtë ditë të ditëlindjes duke fjetur gjumë, ose ‘të fusë kokën nën jastëk dhe të presë që dita të kalojë sa më parë”.

Kontributi i tij në botën e kinemasë ka qenë i madh, duke lënë gjurmë thellë në histori, me një numër të madh të filmave që ka realizuar, ndërsa ai ka shprehet se ka dashur të kishte një talent ndryshe. “Doja të isha muzikant apo balerin. Nëse do të mundja të ktheja pas rrotën e kohës, do të ndryshoja gjithçka. Do të përfundoja kolegjin dhe do të nisja të shkruaja”,- rrëfen Allen./tesheshi.com/