Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

I bëhet përshesh Ferrari në lavazh: reagimi i porterit të Genoa-s, befasi në Itali (pamje)

Ish-portieri i Lazios dhe portieri aktual i Genoa-s, Federico Marchetti u ballafaqua me një surprizë të pakëndshme kur erdhi në lavazh për të marrë Ferrarin e tij.

Kjo pasi pjesa e përparme e automjtetit VIP, ishte bërë përshesh.

Dhe ndërsa të gjithë, ndoshta me frikë, prisnin reagimin e tij, pyetja e parë e Marchetti befasoi shumë.

“A janë të gjithë në rregull?”, pyeti Marchetti ndërsa arriti te lavazhi dhe dalloi makinën e tij.

“Më vjen keq për atë që ndodhi. Falenderoj Zotin që askush nuk u lëndua dhe kjo është gjëja më e rëndësishme në të gjithë këtë që ka ndodhur. Eshtë thjesht një gjë dhe nuk ia vlen të bësh një dramë të madhe për këtë tani,” tha portieri 37-vjeçar në një mesazh.

Marchetti la makinën e tij në larje dhe u largua. Pasi Ferrari, i cili ka 670 kuaj fuqi në të, u la, një punëtor i lavazhit u ul në të për ta lëvizur.

Por pasi është një makinë shumë e fuqishme dhe “fluturuese”, punëtori humbi kontrollin e saj. Ai goditi pesë makina të tjera dhe u ndal nga një mur. Për fat të mirë, punëtori nuk u lëndua, gjë që e gëzoi të zotin.

Sipas vlerësimeve fillestare, dëmi arrin në disa dhjetëra mijëra euro. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts