Auto Dak
Auto Dak

Huthinjtë e Jemenit, raketë drejt aeroportit saudit; raportohen të plagosur

Të paktën 26 persona janë plagosur pasi aeroporti Abha i Arabisë Saudite u godit nga një raketë, që mendohet se ka ardhur nga rebelet jemenas të Huthive.

Raketa goditi dhe shkatërroi pjesërisht pjesën hyrëse të aeroportit i cili gjendet në jugperëndim të vendit.

Të plagosurit janë të shtetësive dhe moshave të ndryshme, e në mesin e tyre ka edhe fëmijët. Shtetas të Jemenit, Indisë dhe Arabisë Saudite janë në mesin e të lënduarve.

Asnjë nga të plagosurit nuk është në gjendje të rëndë për jetën, e megjithatë, ata po trajtohen në spitalin më të afërt.

Sulmi i fundit vjen një ditë pasi Arabia Saudite tha se kapi dy dronë të grupit militant Huthi, të cilët mbështeten me municion nga Irani. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts