Auto Dak
Auto Dak

Historia që preku thellë botën: mbante të fshehtë invaliditetin për të fituar një punë

Që kur u diplomua nga Universiteti i Hull, 27-vjeçari Darill Jones është në kërkim të një pune, por pa sukses.

Deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje pozitive megjithëse ka aplikuar 400 herë, por askush nuk ka shfaqur interesim për biografinë e tij. Por së fundi po, transmeton The Guardian.

Daryl Jones është një person me aftësi të kufizuara dhe vuan nga sindromi i Marfanit, një çrregullim gjenetik i indit lidhës.

“Miku im aplikoi për vende të ngjashme pune si unë. Ne kemi një përvojë të ngjashme, por ai gjithmonë fitonte punë, kurse unë gjithmonë merrja përgjigje se përvoja ime nuk është e mjaftueshme”, thotë Jones.

Megjithatë, Daril së fundi fitoi një punë në zyrë.

“Vetëm kur hoqa nga CV-ja informatën se isha handikap, atëherë kompanitë filluan të më thërrasin”, vazhdon Deril dhe shton se sëmundja e tij nuk e pengon atë të kryejë çfarëdo pune, përveç atyre fizike.

“Nuk mund të kryej punë fizike, por punët e zyrës, pra ato administrative, këto mund t’i bëj pa asnjë problem”, thotë Jones.

Kjo histori tronditi si Britaninë, ashtu edhe pjesën tjetër të Evropës, dhe shumë përdorues të rrjeteve sociale kritikuan kompanitë për refuzimin e personave me aftësi të kufizuara. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts