HISTORI/ Përzhitja e Notre-Dame, ç’përfaqson katedralja e famshme për Parisin dhe arkitekturën botërore

Katedreaja Notre-Dame në Parus, e cila të hënën u përzhit nën flakë të tmerrshme, duke shkaktuar dhe shembjen e një kulle të saj monumentale, konsiderohet si një nga simbolet e arkitekturës gotike franceze përveçse një objekt kulti i krishterë.

Ndërtimi i saj filloi në 1160, dhe u përfundua kryesisht 100 vjet më vonë.

Vetë kisha ka përmasa mbresëlënëse, sidomos gjatë kohës që është ndërtuar – është 128 metra e gjatë, 48 metra e gjerë dhe kullat e saj janë 69 metra të larta.

Katedralja është e njohur për një sërë pjesësh dekorative, por kryesisht me dritare të pikturuara, një rozetë madhështore.

Ashtu si shumë kisha të tjera në Evropë, dhe Notre-Dame ka kaluar nëpër një numër ndryshimesh gjatë historisë së saj, dhe dëmi i madh që pësoi ishte ai në kohën e Revolucionit Francez, kur një numër i konsiderueshëm i pikturave fetare apo skulpturave u shkatërruan apo u dëmtuan keq.

Gjatë çlirimit të Parisit nga nazistët në vitin 1945, katedralja pësoi vetëm një dëm të vogël nga plumbat që përfunduan në fasadën e saj.

Megjithatë, kurrë në historinë e saj Notre-Dame nuk ka pësuar një dëm të madh si zjarri që ra.

Në mesin e shekullit të 19 është kryer restaurimi i parë i madh i katedrales, i cilo zgjati për 25 vjet, dhe në shekullin e 20 u pasua nga dy rinovime të tjera të mëdha.

Megjithatë, zyrtarët e Kishës paralajmëruan se Notre-Dame, e cila vizitohet rreth 12 milionë njerëz në vit (më shumë se Kulla Eifel), ka nevojë për një rinovim të detajuar. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts