Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Histori / E padëgjuar më parë: Gjaku i shqiptarëve mbi flamurin turk!!! (dhe një shënim redaksional)

Për betejën e Fushë – Kosovës, gjithnjë do thuhen gjëra nga më të çuditshmet, do serviren e do përgënjeshtrohen fakte. Prej saj, kemi sot me qindra e mijra të dhëna, disa të besueshme e të tjera pak të besueshme, që mbeten në nivel gojëdhëne apo legjende. Fjala vjen, sipas Kadaresë, aleatët ballkanas u mundën nga otomanët, pasi një natë para betejës u dëndën duke pirë. Por së fundi, kemi dhe një të dhënë tjetër, që duket po aq surreale: faktin se flamuri i sotëm turk, e paska marrë lëndën e saj kolorite e simbolike, pikërisht prej shqiptarëve e prej asaj nate. Po si? Ja ç`shkruhet në një libër historie:

“Gjatë sundimit të sulltan Muratit më 1389, princërit serbë dhe shqiptarë thurën një aleancë kundër Perandorisë Osmane duke bërë që të ndodhë një nga betejat më të mëdha për kohën, asaj të Kusuhu-së (Kosovës) në të cilën triumfuan otomanët.

Pas fitores Sulltan Murati nisi kontrollin në fushën e betejës, ndërkohë që nata ishte e zhytur në errësirë, kurse vezëllimi i hënës me yjet reflektonte mbi fushën e betejës të skuqur nga gjaku i ushtarëve. Këtu sulltan Muratit i lindi ideja e flamurit otoman, pra ngjyra e kuqe të kujtonte tokën e mbuluar me gjak dhe ngjyrën e saj, kurse hëna dhe yjet të shërbenin si zbukurim për flamurin.

Pikërisht në këtë moment, një ushtar serb i plagosur ngrihet nga mesi qindra ushtarëve të vdekur në dhe mënyrë tinzare vret sulltan Muratin. Këtu shënohet edhe vdekja e sulltan Muratit në moshën 65 vjeçare.”

Marrë nga Libri: “Osmanët në histori dhe qytetërim’”, i Dr. Muhamed Harbit.

Shënim redaksional:  Ndodh që, prirja për “scoop”-e  të mos jetë e përhapur vetëm në gazetari, por dhe në historishkruarje. Ndaj kjo e fundit, ka heraherës në narrativën e saj një lloj kalamendje mes të dhënës faktike e të argmentuar shkencërisht, e mes trillit e fantazisë që më pas prodhon legjenda. Mjaft të thuhet se, të vrarët e atyshëm nuk kanë qenë vetëm shqiptarë; ose se “shqiptarët” si identitet dhe emërtesë, nuk kishin këtë formë e adresim siç e kanë sot. Më pas, të kuq gjakun nuk e kanë vetëm shqiptarët, por dhe turqit. E se mes të vrarëve, padyshim që ka patur dhe turq. Ndërkohë që autori nuk e thotë se, nëse u mbajt parasysh ky fakt e kjo e dhënë në atë moment kur Ataturku vendosi të themelojë Republikën e të përcaktojë simbolet kombëtare.  Kështu që, teksti i mësipërm vlen më tepër si një vënie në dukje e faktit se, jo vetëm tek ne, historia shkruhet si të ishte folklor.

 

auto pjese dak

Related posts