Haradinaj: vizat pa lidhje me taksën, hiqen së shpejti

Kryeminisitri Haradinaj tha se nuk është e largët dita kur të vendoset për liberalizimin e vizave me Kosovën. Në një deklaratë për media, shefi i qeverisë së Prishtinës tha se vizat gjithsesi nuk duhet lidhur me taksën e vënë ndaj mallrave serbe, ku heqja, siç tha ai, kushtëzohet nga njohja e Kosovës.

“Ju siguroj që vizat nuk i kemi larg për t’i marrë. Sot kemi pasur në takim ministrin e Shëndetësisë të Gjermanisë, Jens Spahn. Kemi biseduar edhe me të për këtë temë. Jemi në punë, nuk është larg dita e marrjes së vendimit për vizat. Ajo nuk është e lidhur me taksën. Kemi plotësuar kriteret, por nuk janë të lidhura.

E vërteta për pezullim të taksës ekziston, është prezent, bile unë e them ndryshe, pasi mendoj se është një kërkesë për të na disiplinuar për të pranuar ndonjë zgjidhje edhe më shumë kompromise  në marrëveshjet finale me Serbinë.

E vërteta është se prej nesh nuk kanë mbetur shumë çka me dhënë. Ne kemi të koordinuar Ahtisaarin, kemi kryer obligimet që kemi pasur. Tani nuk kemi çfarë të japim për njohje, por mund të japim një partner ekonomik për Serbinë, sepse kur të na njohë Serbia hiqet edhe taksa”, tha Haradinaj.

Sipas tij, taksa ka një rol vendimtar për të ardhmen e Kosovës, e ndaj nuk bën të zhvlerësohet si akt politik. “Taksa nuk është vetëm taksë, nuk është vetëm tregti, por është edhe ta quajmë edhe kriter se a jemi shtet a jo. Nëse ne lëshojmë pe për taksën para njohjes, do ta kemi më të vështirë një marrëveshje në pozicione të barabarta”, theksoi i pari i qeverisë së Prishtinës. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts