Auto Dak
Auto Dak

Haradinaj njofton lajmin e mirë në Facebook: Demarkacioni me Malin e Zi, marrëveshja do korrektohet

Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj njoftoi atë që e quan lajmin pozitiv me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë: “Po marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi!”

“Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit aneks-marrëveshja për ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen”, shkruan Haradinaj.

Demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi duket se është arritur përmes një marrëveshjeje të negociuar së fundmi, nga presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij malazez, Filip Vujanoviç. Dy presidentët kanë nxjerrë një deklaratë për demarkacionin. Thaçi thotë se është takuar paradite me kryeministrin Ramush Haradinaj të cilit ia ka prezantuar marrëveshjen e arritur me Malin e Zi.

Nëpërmjet deklaratës, dy presidentët u kanë bërë thirrje deputetëve që ta votojnë marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy vendeve në gushtin e vitit 2015. Këtë marrëveshje e kishte nënshkruar Thaçi si zëvendëskryeministër dhe ministër i punëve të jashtme të Kosovës.

Haradinaj e sheh këtë deklaratë si epilogun e një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë kosovare. “Me këtë po përfundojmë obligimin e fundit për liberalizim të vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tone”, shkruan Haradinaj në Facebook. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts