728 x 90 Leaderboard

Haradinaj i vë kusht Brukselit: pa liberalizim vizash nuk ka dialog me Beogradin

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe zëvendësi i tij Enver Hoxhaj, deklaruan mundësinë e thyerjes së dialogut me Serbinë nëse çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është në axhendë në dhjetor.

Ata konsiderojnë një lidhje të arsyeshme ndërmjet këtyre dy proceseve, raporton Tanjug.

Haradinaj dhe Hoxhaj, komentojnë mediat serbe, besojnë se nuk është e drejtë që Brukseli të shtyjë Kosovën për dialog, ndërsa në të njëjtën kohë nuk merr vendim për liberalizimin e vizave.

Zyrtarët e qeverisë së Kosovës premtuan qytetarët se do të marrin liberalizimin e vizave deri në fund të këtij viti.

Disa zyrtarë të BE kanë paralajmëruar në muajt e fundit se Kosova ende nuk i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Në shtator, Parlamenti Evropian mbështeti me 420 vota hapjen e negociatave për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Por duket se ky proces ka ngecur. Ndaj dhe Haradinaj duket se po luan kartën e fundit: kushte Brukselit. /tesheshi.com/  

 

Related posts