728 x 90 Leaderboard

Hapet “Xhevahiri i Rilindjes Urbane”, startoi i financuar nga arabët

Kryeministri Edi Rama, ka mbajtur fjalimin më të shkurtër sot në mbrëmje kur është përuruar sheshi “Skënderbej”.

I emocionuar Rama deklaroi se ka derdhur lotë pasi u realizua një ambicje që e kishte për Tiranën kur ishte kryebashkiak, por që e braktisi kur humbi zgjedhjet pasi Lulzim Basha nuk e vazhdoi projektin e sheshit.

Nw njw postim nw faqen e tij Rama shkruan se “Zbulohet xhevahiri më i madh i kurorës së Rilindjes Urbane, Sheshi Skënderbej, që do të rrezatojë nga sot e për shumë mote të tjera, dritën e pasionit dhe forcën e ambicies sonë për Shqipërinë që duam”.

Projekti i Ramës për një shesh “Skënderbej” pedonale është financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe kjo pranohet edhe nga Edi Rama në librin “Kurban”. Por tani këtë nuk e përmend askush dhe tregon jo vetëm joseriozitet, por dhe mosmirënjohje.

Sheshi është mbushur plot nga njerëz që kanë ardhur nga të gjitha qytetet, por edhe nga trevat shqiptare në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës etj.

Vetë Rama pranon që aty u duk se e braktisi idenë por që u mor menjëherë në duar nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Pas fjalimeve ka nisur një koncert folk që ka dorën mjeshtërore të Pali Kukes.

Një moment interesant ka ndodhur kur në skenë do të ngjitej grupi arbëresh nga Piana degli Albanesi në Siçili.

Këmbëtarja dhe dy instrumentistë kanë vonuar nisjen e këngës pasi imami i xhamisë së Eht’hem Beut po këndonte Ezanin e faljes së darkës.

Artistët arbëreshë kanë nisut të këndojnë pas mbylljes së Ezanit.

/tesheshi.com/

 

Related posts