Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Hamami mesjetar i Durrësit drejt rilindjes: jo për t’u larë, për t’u vizituar

Nga Mark Brunga

Hamami i Durrësit, një ndër objektet më tipikë të civilizimit  osmane në këtë qytet, do të restaurohet.  Vendimi është marrë në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve.

Ky është një projekt i hartuar nga specialistët e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës, i cili me zbatimin e tij do të bëj të mundur vizitueshmërinë e një monumenti të rëndësishëm të qytetit të Durrësit.hamami2

Hamamet, janë vazhdimësia e banjove greko – romake – bizantine. Me këto “banjo” (terma – romake, hamam – periudha osmane) pararendëse, ato ruajnë shumë karakteristika të përbashkëta, si nga pikëpamja teknike ashtu dhe funksionale, por nga mënyra se si e trajtonin ujin ka ndryshime. Sipas fesë islame uji që nuk rrjedh konsiderohet i ndotur, pra ka disa kritere për ta konsideruar të pastër, të cilat nuk varen vetëm nga cilësia e ujit por dhe nga dinamika e tij. Prandaj në hamame është shumë e rrallë prezenca e pishinave, vërejnë arkeologët.

 

Hamami

Sipas specilaistëve te arkeologjisë, ky monument është ruajtur i plotë, por për shumë vite ka qenë i mbyllur për vizitorët dhe turistët, me gjithë atraksionin e lartë që ka dhe kërkesën e vazhdueshme për ta vizituar.

hamami durres

DRKK Durrës ka njoftuar se po punohet për projektin e restaurimit dhe kthimit në identitet të hamamit në një kohë sa më të shkurtër. Ky objekt prej vitesh ishte lënë në harresë. Restaurimi i fundit i hamamit është nga vitet ‘80 dhe për afro dy dekada tërhiqte interesimin e vizitorëve vendas dhe të huaj, të cilët vlerësonin “banjën”  200-vjeçare të qytetit antik, që ndodhet disa qindra metra më tej  banjave “terma” të periudhës romake. Monumenti që ndodhet pranë rrugës Tregtare (tani bulevardi “Epidam)  ka qëndruar i mbyllur prej disa vitesh dhe oborri i tij është dëshmi e degradimit të këtij objekti të trashëgimisë kulturore të qytetit. Sipas një shkrimi në një gazetë lokalete të Durrësit, në vitet e fundit një subjekt privat kreu disa ndërhyrje të tjera restauruese në hamamin mesjetar të Durrësit, por marrëveshja me Institutin e Monumenteve të Kulturës duket se u prish shpejt. Banja e periudhës turke ndodhet pranë banesës së familjes se njohur durrsake me kontribut historik, Vokopola. Nuk dihet nëse funksioni i këtij hamami,  ka qenë publik apo privat.

publikimi drkk per projektin restaurues

 

Planimetria

Në qendër të kompozimit planimetrik të hamamit ndodhet mjedisi i zhveshjes, që mbulohet nga një kube sferike, e restauruar afro 30 vjet më parë. Në një lartësi maksimale 5.8 metra nga dyshemeja ndodhen 12 dritare shumë të vogla katrore, të vendosura në mënyrë koncentrike në mesin e gjysëmsferës. Në kulmin e kupolës ndodhet një gjysëmsferë tjetër, me rreze 70 cm, ku hapen tre dritare të tjera rrumbullake, çka plotëson ndriçimin e dhomës. Në të djathtë të kësaj dhome ndodhen edhe dy mjedise të vogla për larje. Dyshemetë e këtyre dhomave ngroheshin me tym ose me avull, nëpërmjet tubacioneve që dilnin nga furra. Kjo e fundit ndodhet në pjesën e pasme të mjedisit të zhveshjes. Njoftimet e para për banjat mesjetare në vendin tonë, si në Elbasan, Berat apo Gjirokastër, jepen nga kronisti turk Evlija Çelebiu në shekullin e 17

 

Projekti mbrojtës nga artistët e vegjël

Në muajin maj të këtij viti u lançua një projekt interesant nga nxënës të shkollës së mesme artistike. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare (DRKK) Durrës njoftoi se në kuadrin e projektit “Miku i Monumentit”, ka përfshirë shkollën e mesme artistike publike “Jan Kukuzeli” për të marrë nën patronazh dhe rijetëzuar hamamin osman që ndodhet afër saj.

Projekti i nxënësve të “Jan Kukuzelit” në mjediset e hamamit ishte mjaft interesant. Në dhomën e vogël të errët u shfaq për vizitorët një video artistike dhe performancë e krijuar nga një bashkëpunim i nxënësve dhe mësuesve artistë të kësaj shkolle dhe, në sallën më të madhe, një tjetër performancë e këtyre nxënësve që lidhej me trashëgiminë jomateriale. Puna për realizimin e këtij projekti u drejtua nga Ina Shani, koordinatore e “Mikut të Monumentit” për shkollën. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts