“Hamad International” i Doha-s: ky është areoporti më luksoz në botë…

Këshilla standarde për të gjithë ata që fluturojnë është që të jenë dy orë përpara fluturimit në aeroport, por kushdo që fluturon nga Aeroporti Ndërkombëtar i Hamadit të Katarit do të duhej të dyfishojë këtë kohë, njofton CNN.

Jo sepse ju duhet të prisni gjatë në objektin ultramodern, pasi regjistrimi në faqen e pasaportave të këtij aeroporti zgjat vetëm dhjetë minuta. Por ju patjetër do të përfitoni nga koha e tepërt për të shijuar gjithçka në një nga aeroportet më luksoze të botës.

Hapur në 2014 me ambicien për ta kthyer qytetin e shkretëtirës së Doha-s në një destinacion të gjerë botëror, Hamad International u shërben 30 milionë pasagjerëve në vit.

Përveç ezanit gjatë ditës, Aeroporti Hamad është jashtëzakonisht i qetë.

Nuk ka njoftime të zhurmshme të nisjeve dhe mbërritjeve.

Ndërtuar në breg, ndërtesa reflekton vendndodhjen e saj përmes një çatie që është ndërtuar si një valë, duke simuluar detin.

Por aeroporti është ende në ndërtim, ndërsa Katari është duke u përgatitur për Kupën Botërore në vitin 2022. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts