DATA/ Hahn: Negociatat në tetor por jo të gjithë po ju shohin mirë

Vendimi për negociatat me Bashkimin Europian për Shqipërinë do të merret në tetor. Ky është njoftimi që e dha komisioneri për zgjerim Johannes Hahn në një konferencë shtypi.

Ai e pranoi se një pakicë e vendeve europiane nuk mundën ta mbështesin propozimin e komisionit.

“Fatkeqësisht një pakicë e vendeve europiane nuk mbështetën propozimin e Këshillit, për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendet anëtare do të kenë mundësi të vendosin pas kësaj vere dhe besoj se vendet dhe institucionet respektive do të kenë mundësinë dhe kohën për të parë rekomandimet tona.

Besoj se sot ne kemi patur mundësi për të gjetur një kompromis të mirë me një prespektivë të qartë dhe me një afat të qartë dhe kam shumë besim se në tetor do të merret një vendim final”, tha Hahn.

Ai nuk e injoroi gjendjen politike në vend, e cila sipas tij ka patur ndikim në vendimin e vendeve anëtare.

“Ne nuk mund të injorojmë krizën e brendshme politike që ka pasur një farë ndikimi te vendet anëtare për vendimin e tyre sot. Shpresojmë që deri në tetor do të ndryshojë mendimi i disa vendeve anëtare në lidhje me Shqipërinë”, tha ai.

Në një reagim të parë, kryeminsitri Rama e ka cilësuar këtë lajm si shumë pozitiv në rrugën e çeljes së negociatave.

“Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave, pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes, që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës, për të bllokuar negociatat me sharje, kërcënime, molotovë e përgjime baltosëse. Të gjithë bashkë në 30qershor”, tha ai. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts