728 x 90 Leaderboard

Habit Sandër Lleshi: fjala “bark dërr” në dokument zyrtar, ja përse…

Ndër urdhërat e parë të zv/ministrit të Rendit Sandër Lleshi, është dhe ai mbi zhvendosjen e policëve me fizik të shëndoshë në vendshërbime të padukshme për publikun.

Është Shqiptarja.com që ka publikuar dokumentin me 19 pika, si një set urdhëresash nga Lleshi për vartësit e tij në Rend, ku përfshihen dhe ato të aspekteve estetike.

Interesant është fakti se shprehja e rrugës bark-derr, është përfshirë dhe në një document zyrtar. Madhe në rastin konkret, fjala derr është vënë në toksërisht – dërr, edhe pse Lleshi është geg me origjinë.

Në një paaraqitje publike ditë më parë në Opinion, i emëruari nga Rama si ministër i ri i Brendshëm, tha se policia do ketë fytyrën e tij. E që për këtë arsye, kredoja e tij do ishte një polici me fytyrë simpatike.   /tesheshi.com/      

 

Related posts