Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Globale: Numri i vdekjeve nga Corona tejkalon 20 mijë, shërimet disafish

Numri i vdekjeve nga infeksioni koronavirus ka tejkaluar 20,000 në të gjithë botën, njoftoi Universiteti John Hopkins.

Sipas matjeve të Worldometers, numri i vdekjeve aktualisht është 20,494.

Ndërsa numri i të infektuarve është 452,168, me Kinën ende për shumicën e rasteve, deri në 81,000.

Italia, e cila është vatër e re e koronavirusit, aktualisht ka më shumë se 74,000 të infektuar, me 7.5,000 të vdekur.

Vetëm 24 orët e fundit, në Itali pati 683 vdekje.

Spanja ka kapërcyer Kinën sot me 3.4 mijë vdekje, ndërsa kjo e fundit regjistroi katër vdekje të reja.

Nga ana tjetër, që nga e hëna pasdite, numri i njerëzve që shërohen nga koronavirus u rrit në 111.889, duke përfshirë mbi 11,000 njerëz brenda dy ditësh. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts