Gjyqi: “El Chapo” shpallet fajtor, vendimi më 25 qershor

Meksikani famëkeq Joaquin Guzman- “El Chapo”  u gjet fajtor në një gjyq në Nju Jork.

Guzman u gjet fajtor për të gjitha akuzat e trafikut të drogës.

Ai u arrestua në janar 2016 pasi ai u arratis nga burgu përmes një tuneli pesë muaj më parë.

Ai është akuzuar se qëndron prapa një bosi të fuqishëm të drogës – Sinaloa, të cilin prokurorët pretendojnë se është furnizuesi më i madh i drogës në Amerikë.

Bashkëpunëtorët kryesorë, përfshirë një oficer të mëparshëm, dëshmuan kundër 61-vjeçarit Guzman.

Prokurorët thonë se karteli i “El Chapo”-s nën udhëheqjen e tij kontrabandoi të paktën 200 tonë kokainë në Shtetet e Bashkuara. Gjyqi gjithashtu zbuloi se “El Chapo personalisht torturonte dhe vriste kundërshtarët e tij kriminelë.

Shpallja e dënimit është caktuar më 25 qershor dhe me gjasë do jetë burgim të përjetshëm. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts